11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“S’guxon me dalë se t’mbys”/ Gruaja nga Fushë Kosova në hall me ish-burrin, e kërcënon me vrasje

Ka shumë raste kur çiftet kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partnerët e tyre dhe për pasojë futen në sherr me Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë, ku viktimë është një grua 26-vjeçare, e cila e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se ish-burri i saj e ka shqetësuar duke i shkuar te shtëpia e saj, me ç’rast e ka kërcënuar seriozisht.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.R., në praninë e familjarëve të saj e ka kanosur më vrasje, duke i thënë se “S’guxon me dalë prej shpisë se t’mbys”. Kjo situatë e ka shqetësuar viktimën në masë të madhe, duke i shkaktuar edhe frikë të madhe se mund të ndodhë diçka e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur kërkimet për të kapur të dyshuari, por i njëjti akoma nuk është hasur pasi s’është zbuluar vendndodhja e tij.

Derisa i njëjti të bie në prangat e Policisë, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet e tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img