2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sfishta: S’ka rritje të çmimeve në Konvikte

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka bërë të ditur se këtë vit do të pranohen katër mijë studente. Ai shtoi se deri 65% pranohen studente për shkak të konkurrencës.

“Këtë vit do të pranohen 4 mijë studente dhe zakonisht ne i ndajmë varësisht prej konkurrencës gjinisë femërore ose mashkullore. Ne bazë të praktikës diku rreth 60 deri 65% pranohen studente për shkak të konkurrencës dhe pjesa tjetër për studente”.

Sfishta theksoi se nuk ka rritje të çmimeve për studentë, duke shtuar se çdo vit ka përmirës të kushteve e pasurim të menysë.

“Çdo vjet ka përmirësim të kushteve. Në bazë të planifikimeve tona ne bëjmë investime që shkojnë shërbim të rritjes së kushteve”.

“Edhe menyja pasurohet çdo vjet në bazë të kërkesave të studentëve. Çmimet janë të njëjta. Totali është 35 euro. 15 euro për mensë dy racione ne muaj dhe 20 euro për strehim në konvikt”.

Mes tjerash, ai potencoi se janë në fazën përfundimtare të investimeve, duke theksuar se në shumicën e konvikteve kanë bërë riparime, raporton EO.

“Këto investime janë në fazën përfundimtare. Pothuajse në shumicën e konvikteve ku ka pasur nevojë të ndërhyhet, riparohet janë ne fazën përfundimtare këto investime dhe e dimë që me 1 tetor do të jemi të gatshëm ti pranojmë studentët. Ne kemi kontratat afatgjate me kompani”.

“Ato kontrata deri më tani janë çmimet e njëjta për furnizime. Furnizuesit që kanë ofertuar para të tre vjetëve tashmë e kanë problem sepse çmimet janë rritur dhe kemi problem me furnizim me vonesa shkaku i rritjes së çmimeve. Ne do t/i ofrojmë studentëve një çmim të përballueshëm”, tha Sfishta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img