-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sfishta për “karantiminin” e Pacollit: Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin, nuk ka trajtim ndryshe

Në Qendrën Studentore e cila është shndërruar në karantinë, për momentin janë prezent 183 persona, ndërsa në ditët në vijim pritet të rritet numri.

Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta ka bërë të ditur se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa ka bërë të ditur se janë edhe 250 vende të lira.

“Për momentin janë 183 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve. Gjendja e tyre është e mirë. Ata kontrollohen çdo ditë nga mjekët. Presim ardhje të re. Jemi të gatshëm pasi që i kemi edhe 250 vende të lira”, tha Sfishta për Tv Dukagjini.

Ai foli edhe për shujtat ditore, ku sqaroi se nuk është reduktuar ushqimi, por që është fuzionuar një shujtë në një tjetër për shkak të muajit të Ramazanit, për arsye se ka persona që agjërojnë.

Ndërsa u pyet edhe sa i përket mundësisë së karantinimit të deputetit Behgjet Pacolli dhe ofrimit të kushteve më të veçanta.

Ai tha se nuk është i thirrur të komentojë se kush mund të karantinohet këtu, por që siguroi se kushtet do të jenë të njëjta për secilin person dhe se nuk do të ketë trajtim ndryshe.

“Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin që vjen këtu. Nuk ka kushte të veçanta për askënd dhe trajtohen në mënyrë të njëjtë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se deri më tani kanë kaluar nëpër karantinë mbi 900 persona dhe shumica prej tyre kanë qenë pa COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img