-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor

Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të mos i sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit të premtën e shpalli të pavlefshëm ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

KDI përmes një komunikate për media tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme dhe duhen zbatuar pa asnjë rezervë.

“Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Vendimin e Kushtetueses e ka kontestuar një ditë pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke hedhur akuza ndaj instancës më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, kjo do të kishte pasoja edhe në rendin demokratik e sundimin e ligjit në vend. KDI thotë se kjo përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe cenon parimin kushteues të ndarjes së pushteteve.

“Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”, thuhet në komunikatë.

KDI ka kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit “që të përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses”.

“Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img