Site icon PrishtinaPress

Sfida e mos-reagimit vazhdon edhe në ‘Prime’, Neda dhe Arbri futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania ka nisur me një risi të papritur, duke thyer skenarin e zakonshëm të mbrëmjeve live.

Opinionistët e spektaklit, Neda Balluku dhe Arber Hajdari, u bënë pjesë e lojës duke u futur brenda shtëpisë për të provokuar banorët.

Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e një sfide të re, ku banorët janë vendosur përballë provës së “mos-reagimit”.

Ata duhet të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të mos reagojnë ndaj asnjë situate apo personi që futet në shtëpi, pavarësisht provokimeve apo ndërhyrjeve të jashtme.

Neda dhe Arberi u përpoqën të testojnë durimin e banorëve, duke i vënë në situata të sikletshme dhe duke përdorur qasje të ndryshme për t’i bërë ata të shkelin rregullin e lojës.

Exit mobile version