7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sfeçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejtë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja  kanë vizituar sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Sfeçla në një status të Facebook ka shkruar se  ka kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme  të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.

Postimi I plotë I Sfeçles:

Sot së bashku me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizitova shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast.

Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img