Site icon PrishtinaPress

Sezoni i ri në Superligën A në volejboll nis sot, pritet të jetë i zjarrtë

Sezoni 2023/24 në Superligën A në volejboll starton nga kjo fundjavë.

Ashtu si edicionin e kaluar, edhe i riu pritet të jetë mjaft i zjarrtë dhe rivalizues në të dy konkurrencat.

Te meshkujt, sonte Ulpiana ndeshet me Ferizajn, kurse Theranda e pret Skënderbeun.

Të dielën në Gjilan luhet kryendeshja e xhiros së parë mes Dritës dhe kampionit në fuqi, Pejës.

Te femrat, Skënderaj ndeshet sot me Kastriotin, kurse Fushë Kosova me Prishtina 75.

Të dielën luhet derbi mes Fer Volley dhe kampiones aktuale, Dritës.

 

 

Exit mobile version