Sevilla ka fituar sonte me rezultat 3-0 kundër Real Madridit, duke ja shkaktuar Los Blancos humbjen e parë këtë sezon.
Seria e zezë në Ramon Sanchez Pizjuan e Real Madridit është duke vazhduar.
Sevilla është e pamposhtur nga Real Madridi në këtë stadium dhe këtë seri e ka vazhduar edhe tani pasi që sonte e ka mposhtur Real Madridin.
Pjesa e parë ishte e tëra e Sevillës të cilët sulmuan dhe shënuan tre gola.
Serinë e golave e nisi Andre Silva në minutën e 17’të te ndeshjes dhe e vazhdoi me golin e dytë që e shënoi në minutën e 21’të.
Sevilla vazhdoi që të shënoi dhe arriti tek goli i tretë në minutën e 39’të, ku shënoi Ben Yedder.
Në pjesën e dytë prapë më të mirë ishin Sevilla, pasi që e dominuan takimin dhe ishin afër për ta shënuar edhe golin e katërt.
Pas kësaj fitoreje Sevilla ngjitet në vendin e 4 më 10 pikë, kurse Real Madridi mbetet në të dytin më 13 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e tretë.
Në vikend Real Madridi luan derbin lokal me Atletico Madridin, kurse Sevilla udhëton në Eibar.