Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka raportuar në Kuvendin e Serbisë rreth bisedimeve me Kosovën. Aty është zotuar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në OKB. Vuçiq madje ka theksuar se për këtë do t’iu shkruaj Rusisë e Kinës që ta përdorin veton e tyre.
Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiq në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.
” Njerëzit flasin se si Kosova ka qenë gjithmonë e jona. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kanë ndryshuar pushtetet, atje kemi pasur edhe ambasadorë edhe konsuj etj., por kjo ka qenë gjithmonë luftë për territore dhe interesa vitale të dy popujve” ka thënë Vuiq.
Serbia ka pasur konsullatën e saj në territorin e Kosovës nga viti 1889-1912 gjatë kohës së Perandorisë Osmane kur vendi ka pasur statusin e vilajetit. Konsullata ka qenë e vendosur në Prishtinë.
Konsullata e Serbisë në Prishtinë