1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Vetëvendosje dhe Lista Serbe parti antikushtetuese

Eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese.

“Demokracia liberale kërkon opozitë për ndërrimin e pushtetit. Po them opozita kushtetuese, sepse Kosova ka dy grupacione antikushtetuese, Lista Serbe dhe Vetëvendosje. VV dëshiron referendum për bashkim me Shqipërinë që ndalohet me kushtetutë. VV i pëlqen Lista Serbe, por po luajnë në fushën tjetër të lojës, shihet qartë, me Listën Serbe është më vështire”, raporton ekonomia online.

Serwer këto komente i bëri gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të:

A mund të sinkronizohen përsëri?Ai më tej ka shtuar se Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim.“Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img