0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Serbia po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës pasi i ka rënë ndikimi

Profesor i njohur amerikan, Daniel Serwer, është deklaruar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një analize, njohësi i politikës së Ballkanit Perëndimor ka vlerësuar se largimi i serbëve nga institucionet kosovare e ka reduktuar ndikimin e Serbisë në Kosovë, e sipas tij, këtë e ka kuptuar edhe presidenti i serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Mendoj se ai (Vuçiqi) e ka kuptuar që largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës e ka reduktuar ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe tash institucionet e Prishtinës po rekrutojnë njerëz të rinj, serbë që supozohet se nuk janë besnikë ndaj Beogradit, pra Beogradi nuk ka dashur që ata t’u bashkohen institucioneve”, ka deklaruar Serwer.

Tutje, ai ka theksuar se Serbia po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës.

“Tani po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës, duke kërkuar që njerëzit të cilët janë besnikë ndaj Beogradit të kthehen në institucione, për të bllokuar përparimin e mëtejmë të Prishtinës në futjen e serbëve që nuk janë besnikë ndaj Beogradit brenda institucioneve”, ka potencuar Serwer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img