0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Serbia e ka gabim, duhet ta njohë Kosovën

Daniel Serwer një nga ekspertët ndërkombëtarë të politikës kanë folur për gazetën “Blic” të Beogradit për atë se si Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova, nëse dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Serwer ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë që pa e njohur, tani ose më vonë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës nuk ka shanse të futet në BE, transmeton Koha.net.
“Serbia duhet të kuptojë se nuk ka asnjë shans të bashkohet me BE pa pranuar, ose tani ose në të ardhmen, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës e cila ka ‘de facto’ është njohur në marrëveshjen e Brukselit, e cila ishte nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina. Vendet e BE-së e kanë njohur Kosovën, dhe nuk do të lejojë që Serbia të bëhet anëtare, pa zgjidhjen e kësaj çështje. Serbia e ka gabim”, ka thënë Serwer.
Ai më tej shton se Serbia e di se duhet paguar ky çmim, por që në fund të procesit do të jetë nën presion të madh për njohjen e Kosovës.
Serwer ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, për të cilën ka thënë se të gjithë vendet evropiane kanë dëshirë ta kenë mike, duke përfshirë edhe Washingtonin. Por problemi, sipas Serwerit, qëndron te politikat agresive të rikthyera në rajonin e Ukrainës, Krime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img