Site icon PrishtinaPress

Serwer: Politika e Biden në Ballkan ishte dështim, Trump s’duhet të përsëris gabimin me korrigjim të kufijve

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Sewer, ka bërë një analizë lidhur me qasjen amerikane karshi rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas Serwer, politika e administratës Biden karshi rajonit ka qenë e dështuar. Sipas Serwer, Administrata e re e Trump s’duhet të përsëris gabimin që kishte bërë në mandatin e parë kur kishte drejtuar, kishte përkrahur ndarjen e Kosovës.

“Qasja e administratës së parë të Trump në Ballkan favorizoi ndarjen e Kosovës, e cila do të rezultonte edhe me ndarjen e Bosnjës. Kjo do të kishte shpërblyer Serbinë dhe Rusinë. Përpjekja dështoi. Administrata e re amerikane nuk duhet ta përsërisë atë gabim.”, ka shkruar Serwer në analizën e tij.

“Ajo gjithashtu duhet të njohë dështimet e administratës së Bidenit. Kjo nuk duhet të jetë e vështirë. Ato janë të qarta: shumë mbështetje për Beogradin dhe Tiranën, shumë pak vëmendje ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës. Dhe shumë pak mbështetje për sovranitetin e Bosnjës dhe Kosovës”, ka shtuar Serwer.

Profesori amerikan thotë se një gjë e tillë s’do të jetë e lehtë të ndodh, duke qenë se Serbia gjatë katër viteve të fundit ka “dashuruar me zell ish-presidentin Trump” dhe familjen dhe përkrahësit e tij.

 “Jared Kushner po investon paratë saudite në zhvillimin e pronave të paluajtshme serbe. Nëse mbizotërojnë lidhjet personale, ka pak shpresë për një ndryshim të mirë të politikës amerikane në Ballkan”, ka shkruar Serwer.

Ndërkohë për Sekretarin Marco Rubio dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Kellog, Serwer thotë se “ata duhet të jenë të pranueshëm ndaj argumentit se Amerika duhet të jetë e mirë me miqtë e saj. Rubio e ka mbështetur Kosovën edhe në të kaluarën. Kellogg nuk do të dëshirojë paqëndrueshmëri në Ballkan, ndërkohë që SHBA përpiqet të zgjidhë luftën në Ukrainë. Ndarja e Bosnjës apo e Kosovës do të shpërblente agresionin rus”, ka thënë Serwer në blogun e tij./Express

Exit mobile version