1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Serwer këshillon Kosovën ta shfrytëzojë momentumin e krijuar nga mosnënshkrimi i Vuçiqit

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka komentuar zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel, ku pas shumë kohësh u organizua një takim i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic. Nga BE-ja takimi u vlerësua si konstruktiv meqë palët ishin pajtuar se plani franko-gjerman s’duhet ndryshuar fare, ndërkohë mbetet e nevojshme të diskutohet ende për aneksin e implementimit.

Serwer thotë se fakti që Aleksander Vucic ka refuzuar ta nënshkruajë për planin franko-gjerman e vë barrën e rëndë mbi të.

Gjithashtu profesori amerikan thotë se veprimi i Vuçiqit tregon se kanë qenë joefektiv edhe stimujt e dhënë në fillim për ta detyruar që ta nënshkruaj.

Analisti amerikan thotë se BE-ja vendosi të ecë përpara dhe se ajo që ndodhi më 27 shkurt ishte më e mira që mund të bënin.

Sipas Serwer s’do të jetë e lehtë që Aleksander Vucic të heqë dorë nga kërkesa për Asociacionin, derisa e lë të hapur mundësinë që ai të merret më ndonjë prej dispozitave të tjera që i shkojnë në favor të Kosovës.

Ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum që Vuçiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen.

“Por zyrtarët e Kosovës kanë një mundësi që ta zhvendosin momentin e këtyre bisedimeve në bazë të kësaj marrëveshjeje të panënshkruar”, ka shkruar Serwer.

Serwer shton se amerikanët dhe evropianët duhet ta pranojnë që strategjia e tyre e të qenit të butë ndaj Vuçiqit ka dështuar dhe se tashmë duhet të hiqen edhe “karotat dhe shkopinjtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img