Analisti amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë për mediat boshnjake ka folur për rolin e administratës së Donald Trumpit në rajon, duke thënë se deklarata më e qartë deri më tani është ajo për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Administrata e re ka thënë fare pak për Ballkanin dhe asgjë, sa di unë, rreth Bosnjës dhe Hercegovinës. E vetmja deklaratë e qartë është ajo e Sekretarit të Mbrojtjes, i cili e mbështet krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Serwer, duke shtuar se SHBA-të duhet të ndihmojnë anëtarësimin e vendeve të mbetura evropiane në BE dhe në NATO. “Kjo është rruga për paqe të qëndrueshme dhe afatgjate”.