-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: E dobishme që Kurti doli me kushte për Asociacionin – disa janë pengesa

Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit pas një presioni të shtuar nga vizitat e shpeshta të diplomatëve të lartë amerikanë e europianë në Prishtinë e Beograd.

Kurti ka mundur të lëvizë nga një pozicion refuzues me prezantimin e kushteve, por tashmë topi bartet në negociata të ashpra meqë kushtet e tilla janë krejtësisht të kundërta me pozicionin e Serbisë, e cila nuk kërkon një Asociacion që i ngjan një OJQ-je.

Këtë veprim të Kurtit, profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer,e sheh si të dobishëm për pozitën e tij sepse më mirë të paraqesësh diçka sesa të refuzojë.

“Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”, ka deklaruar Serwer për Express.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë të fundit e përsëriti se marrëveshja për Asociacionit s’është mes Kurtit e Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë do të zbatohet. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimit në ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin, por pa kryeministrin Kurti. Ky i fundit reagoi dy ditë më pas reagoi.

“Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, thotë Serwer.

Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke. Për këtë pikë partitë opozitare sugjeruan se ai po mashtron opinionin dhe se me këtë i referohet planit franko-gjerman që nuk e përmban njohjen reciproke.

Profesori amerikan thotë se këtë pikë Kurti duhet ta sqarojë më tej.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi një version zyrtar të planit, kështu që është e vështirë të komentohet. Por, unë pajtohem me kryeministrin se Asociacioni do të duket ndryshe nga Prishtina në kontekstin e njohjes”.

Por, sa janë gjasat që Serbia ta pranojë një Asociacion ku ajo s’mund të ushtrojë pushtetin e saj?

“Është e qartë se ky nuk është lloji i Asociacionit që Beogradi ka në mendje. Pra, duhet të pyesni presidentin Vuçiq”.

Gjithashtu, Serwer thotë se ende nuk sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht që nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.

Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, por edhe në atë të Serbisë, pati përplasje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, që së fundi me ngulm po e kërkon bashkësia ndërkombëtare nën hijen e agresionit rus në Ukrainë.

Opozita në Kosovë e akuzoi Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit pasi ai prezantoi gjashtë kushtet e hartuara. Kurti ngulmoi se një lloj i tillë i Asociacionit nuk është “Zajednica”, të cilën ai e ka kundërshtuar fuqishëm si opozitar, por nga opozita pat të tillë që atij ia bënë edhe ‘përhajr’ atë.

Ndërkaq, në Serbi, djathtistët në një moment u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili, së paku në publik, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës. Ata e akuzuan për “tradhti” meqë, sipas tyre, Vuçiq po e shet Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img