0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Djegia e veturave në veri të Kosovës bëhet me miratimin e Beogradit

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins” ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Veç kësaj, ai ka folur edhe për djegien e veturave në veri, duke thënë se ato bëhen me miratimin e Beogradit.

“Nuk e shoh për momentin. Do të dëshiroja që Qeveria e Kosovës të parashtrojë një propozim që do ta konsideronte të pranueshëm për akomodimin e interesave të komuniteteve serbe në përputhje me dy marrëveshjet”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Serwer potencoi faktin se mosvënia e sanksioneve për Rusinë nga Serbia, është dëshmi e qartë që Vuçiq është i ulur vetëm në stolet e Moskës dhe të askujt tjetër.

“Dështimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë nuk është vërtet i rëndësishëm për Ukrainën, Rusinë, SHBA-në apo BE-në. Por ajo pasqyron diçka që është e rëndësishme: përafrimin e Presidentit Vuçiq me Moskën dhe Pekinin. Të vetmet dy stolat ku ai është ulur janë të tyret”, u shpreh profesori amerikan./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img