3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Amerika po hesht për shumë gjëra në lidhje me Serbinë

Amerika po e favorizon Beogradin. Nuk mendoj se politika e butësisë ndaj Serbisë zyrtare do të ndryshojë pa presion më të fortë.

Kështu tha Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington në një intervistë për median malazeze “Pobjeda”.

“Së fundmi, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk mendon se ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq po përpiqet të destabilizojë rajonin duke thënë se “njohja e Kosovës do të t’i godasë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – njësoj siç bëri me Ukrainën dhe të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur”.

Profesori amerikan beson se Hill, duke mos reaguar ndaj deklaratave skandaloze të zyrtarit shtetëror, personifikon qasjen e butë të Amerikës ndaj Serbisë.

“Qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë përderisa struktura aktuale diplomatike të jetë në Serbi”.

Ai gjithashtu theksoi se Uashingtoni hesht për shumë gjëra në lidhje me Serbinë: korrupsionin në nivele të larta, kërcënimet serbe për përdorimin e forcës, sulmin ndaj trupave të NATO-s të financuara nga Beogradi, refuzimin e Vuçiqit për t’u angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, Serwer vlerëson se në radhë të parë bëhet fjalë për Hillin dhe të dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Përshtypja ime është se si Hill ashtu edhe Escobar janë të bindur se e kanë çuar Serbinë në Perëndim, pavarësisht fakteve bindëse dhe të qarta për të kundërtën. Duket gjithashtu se i japin përparësi Serbisë duke lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img