Pronari i X (i njohur më parë si Twitter) ka ironizuar me platformat e kompanisë Meta pas rënies nga sistemi i Facebook dhe Instagram.
“Nëse po e lexoni këtë postim, kjo ndodh sepse serverët tanë po punojnë”, shkroi Musk në X.
Facebook dhe Instagram përjetuan probleme teknike të martën, me mijëra përdorues që s’mund të kyçeshin në shërbimet e mediave sociale.
Musk ka postuar edhe një një fotografi të edituar me natyrë humoristike pas këtyre zhvillimeve.