3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sërish ‘Rugovasit’ marrin përgjegjësinë: Sulmuam RTK-në se është rreshtuar në anën e qeverisë

Me granatë dore mbrëmë është sulmuar Televizioni Publik i Kosovës, ndërsa grupi që ka marrë përsipër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ka marrë po ashtu përgjegjësinë për sulmin ndaj RTK.
Një email dërguar në redaksinë e Telegrafit, me emrin “Rugovasit Rugovasit” thuhet se ata kanë sulmuar mbrëmë RTK-në.
Më poshtë, mund të lexoni njoftimin e plotë, pa ndërhyrje:

“Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:
 

  • RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.
  • RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

 
I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.
Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img