Site icon PrishtinaPress

Sërish gërmime në kampusin e UP-së, dyshohet për varrezë masive

Për shkak të dyshimit për varrezë masive, në njërën pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, të martën do të nisin gërmimet e reja.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Mjekësor Ligjor, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se gërmimet janë me urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 2- 3 viteve.

Në 2016-ën, gjatë gërmimeve në tri lokacione të ndryshme në kampusin universitar të UP-së Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte njoftuar se nuk është gjetur as varrezë masive, as ndonjë mbetje mortore.

Exit mobile version