Të gjitha vendet e botës janë duke rrëmbyer të drejtat televizive të serialit “Shërbëtorit i Popullit”, një serial komedi ku luan presidenti aktual i Ukrainës.
Në vitin 2015, ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelenskyy luajti Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme, i shtyrë për në presidencë pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin zyrtar në Ukrainë u bë virale.
Goloborodko fillon të drejtojë vendin duke i shmangur përfitimet e të qenit lider duke mbajtur jetën e tij normale.
Një hit në Ukrainë, ku është shfaqur për tre sezone, interesi për serialin ka arritur kulmin tani që kur Zelensky u bë fytyra e kombit ukrainas teksa duron sulmet nga Rusia.
Partneri menaxhues i kompanisë, Nicola Söderlund, tha se shitjet janë rritur në mënyrë dramatike në ditët e fundit, shkruan blomberg, transmeton Klankosoa.tv.
“Është një shfaqje mjaft e vjetër tashmë,” shpjegon ai. “Por, sigurisht, duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë.”
“Njerëzit habiten që një komedian mund të jetë një politikan, por ai ishte”, thotë Söderlund.
Profili i Zelenskyt është ngritur në ‘qiell’ gjatë pushtimit, pasi është duke punuar vazhdimisht për Ukrainën, duke u shfaqur me video adresime të vazhdueshme duke u mundur që të mbajë lartë moralin e popullit të tij.
Refuzimi i një oferte për t’u arratisur nga vendi dhe në vend të kësaj lutja për ndihmë e bëri atë një hero për shumë njerëz që e shikonin.
Zelensky ka luajtur rolin e një njeriu të zakonshëm në një shoqëri të korruptuar, duke hipur në biçikletë për në pallatin presidencial, duke hequr dorë nga një rritje page dhe duke jetuar në shtëpi me nënën e tij.
“Shërbëtori i Popullit” fitoi çmimin për serialin më të mirë artistik në Teletriumph Aëards në Ukrainë dhe gjithashtu çmimin Gold Remi për komedinë televizive në ËorldFest 2016 në Hjuston.