2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Seri takimesh me Kurtin e Vuçiqin për menaxhim të krizës”, Borell pritet të dalë me deklaratë

Bashkimi Europian paralajmëroi se takimet e sotme Kosovë-Serbi në Bruksel do të nisin nga ora 14:00.

Nikoqiri i takimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që të dalë me një deklaratë për media.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, i ndihmuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që të rikthehet të zbatimi i marrëveshjeve të dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në një njoftim për media nga Bashkimi Europian.

Deklarata e Borrellit pritet të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img