Sergio ‘Kun’ Agüero , sulmuesi i Barcelonës, mund të duhet të largohet nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.
Lojtari argjentinas, i cili kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barçën, u desh të tërhiqej gjatë ndeshjes Barcelona-Alaves për shkak të marramendjes dhe humbjes së frymëmarrjes.
Më vonë u konfirmua se vuante një aritmi dhe mund ta detyronte të largohej nga futbolli.
Kjo është marrë si e mirëqenë nga gazetari Gerard Romero, i cili ka siguruar se Aguero nuk do të mund të vazhdojë më të luajë futboll profesionist .
“Javën e ardhshme është planifikuar një konferencë për shtyp për të njoftuar tërheqjen e tij”, ka thënë Romero.
???? El Kun Agüero se retira. Los problemas en el corazón le obligan a dejar el fútbol en activo. La próxima semana hay prevista una rueda de prensa para el anuncio de su retirada. Lo estamos contando en https://t.co/vrsj4XOUJL #barça #fcblive #kunaguero
— Gerard Romero (@gerardromero) November 20, 2021
33-vjeçari ‘Kun’ Agüero ka mundur të luajë vetëm pesë ndeshje me Barçën, dhe vetëm një prej tyre e ka përfunduar, kundër Rayo Vallecano.