Site icon PrishtinaPress

“Serbia vazhdon të mos ngopet me gjakun e shqiptarëve”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas vrasjes së policit kosovar në veri të Kosovës.

Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, në raste të tilla duhet të tregojmë seriozitet dhe maturi.

Tutje, Musliu thekson se Serbia vazhdon të mos ngopet me gjakun e shqiptarëve.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Kosova u zgjua e tronditur sot nga lajmi për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, në pjesën veriore të Kosovës.

Maturi, seriozitet dhe unitet duhet te tregojme në rastet e tilla.

Serbia vazhdon të mos ngopet me gjakun e shqiptarëve.

Lutemi qe të jetë viktima e fundit!

Ngushellime Familjes se policit të vrarë, sherim të shpejtë për policin e plagosur.

 

Exit mobile version