1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Serbia vazhdon ta shkelë tregun në Kosovë, në muajin mars është rritur përsëri importi

Eksporti i produkteve të Serbisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është në rritje nga viti në vit, shkruan Periskopi.

Fqinji veror po vazhdon të dominojë në tregun e Kosovës.

Të dhënat e Doganës së Kosovës që i ka parë Periskopi tregojnë se në muajin e kaluar ka një rritje të mallrave të ardhura nga prej andej krahasor me dy muajt paraprak të këtij vitit.

Në mars 2023, importi më Serbinë ka qenë në vlerën prej  27, 182, 096.00 euro.

Në shkurt ka qenë 19, 124, 234.51 euro. Po sipas të dhenve të Doganës, në janar 2023, ka qenë 16, 062, 332. 87 euro.

Pak është rritur edhe importi më këtë shtete. Në janar ka qenë 2.6 milionë euro. Në shkurt 3 milionë euro, ndërsa në mars 4 milionë euro.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë thënë se varshmëria e tregut të Kosovës nga produktet e huaja, tregon për politikat e pafavorshme fiskale, më të cilat përballen prodhuesit e Kosovës.

Ndryshe, një nga arsyet e rritjes së shkëmbimeve tregtare me Serbinë, që e theksojnë përfaqësuesit e bizneseve ka qenë edhe marrëveshja për Tregti të Lirë CEFTA, ku vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të këtij mekanizimi – dhe nuk ka obligime doganore.

/PrishtinaPrss/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img