Zëvendëskryeministri serb, Milos Vuceviq, ka deklaruar se pajisjet ushtarake kineze i kanë forcuar forcat e armatosura serbe në mënyrë të konsiderueshme.
Vuçeviq, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, ka folur për mediat kineze lidhur për bashkëpunimin ushtarak midis të dyja vendeve.
“Sa u përket marrëdhënieve dypalëshe, Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtri-ushtri, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Vuçeviq.
Në anën tjetër, presidenti kinez, Xi Jinping, kishte nxitur për koordinim më të fortë strategjik me “mikun e saj të hekurt” kur qe takuar me homologun serb, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar.