Site icon PrishtinaPress

“Serbia synon autonomi territoriale”, Krasniqi: Mund të bëhen pazare në dëm të Kosovës nga disa shtete evropiane

Kosova po përballet me një sfidë ekzistenciale e funksionimit të saj normal për shkak të pengesës nga Serbia. Kështu deklaroi në studion e A2 CNN publicisti Agim Krasniqi, sipas të cilit vandaliteti serb dje pengoi vendosjen e strukturave në veri në mënyrë kushtetuese.

“Dhe situata e djeshme duhet parë nga disa këndvështrime; i pari, i qeverisë që synon funksionimin e shtetit normal sipas Kushtetutës e ligjeve të saj. Këto zgjedhje ishin të pranuara nga faktori ndërkombëtar dhe përderisa i kanë pranuar duhet të funksionalizoheshin përmes fillimit të punës. Deri këtu gjithçka është në rregull. Por vandaliteti serb i pengoi këto struktura të vendoseshin në mënyrë kushtetuese”.

Sipas tij Serbia synon autonominë territoriale në atë pjesë të Kosovës dhe kjo është e rrezikshme, pasi mund të bëhen pazare në dëm të vendit.

“Ka tendencë që shteti serb përmes kësaj forme reagimi të paraqesë opinionit publik që komuniteti serb nuk mund të funksionojë brenda shtetit të Kosovës, synojnë autonomi territoriale në atë pjesë të Kosovës. Kjo është e rrezikshme Dhe nga kjo situatë mund të bëhen pazare në dëm të Kosovës nga faktorët vendimmarrës politikë të disa shteteve evropiane që na kanë dëmtuar që nga përgatitja e funksionimit të shtetit të Kosovës së pakos Ahtisari, që kanë lënë ca pyka që vështirë se përthithen për funksionimin normal dhe cenojnë shtetësinë e Kosovës. Pavarësisht reagimit të aleatëve tanë SHBA, ne duhet të veprojmë konform interesave të kombit shqiptar”.

Pavarësisht reagimit ndërkombëtar, Krasniqi thekson se Kosova duhet të mbrojë interesat e territorit të vet në të drejtën kushtetuese, sepse serbët kanë sulmuar policët e Kosovës.

“Mbrojtja e interesave kombëtare nuk duhet të shihet në kuptimin negativ nga aleatët tanë. Për Kosovën është bërë Luftë e Tretë Botërore dhe ajo mbështetje që është dhënë për shqiptarët e Kosovës duhet ta mbrojmë në maksimum. Serbët kanë sulmuar policët e Kosovës. Ne duhet të dënojmë veprimet e komunitetit serb atje, jo veprimet e Kosovës për të realizuar detyrimet kushtetuese brenda territorit. Këtë mesazh duhet t’ia dërgojmë edhe ndërkombëtarëve. Ata na quajnë si partner kryesor, ndërsa në veprime në disfavor me Serbinë. Duhet mbështetur qeveria e Kosovës. Raporte me amerikanët janë jetike, por kur është në pikëpyetje sovraniteti duhet të veprojmë konform kushtetutës. Disa kriminele nga Moska e Beogradi ta shkatërrojnë shtetësinë e Kosovës ne kemi dhënë gjak për këtë shtet. Nuk do ta formonim pa mbështetjen e amerikanëve”.

Sipas Krasnqit Vuçiç po krijon gjendjen e jashtëzakonshme në prag të marrëveshjes finale, që mund të sjellë edhe konflikte me pasoja njerëzore.

“Presioni ndërkombëtar e bën të vetën mund të kthehen, por nuk të dialogosh me një shtet që synon territorin tënd. Do të krijohet një shtet brenda shtetit të Kosovës dhe kjo do të sillte pasoja shkatërruese. Vuçiç po krijon gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të menaxhohet kur të behët marrëveshja e pritshme që do të ketë në brendi edhe njohjen. Mund të ketë edhe konflikte të kontrolluara nga faktori ndërkombëtar i KFOR mund të ketë edhe viktima por do të jetë i menaxhueshëm që do të japë një produkt të dobishëm për Kosovën e komunitete e saj në të”.

Nëse Serbia nuk pranon Kosovën, sipas Krasniqit krijohet një konflikt i ri ku shqiptarët do të kërkojnë territoret e dhëna Serbisë që nga konferenca e Londrës.

“Nuk duhet të lejohet që situata në veri t’i paraprijë dialogut. Para shpërthimit ka grupe që kundërshtojnë qeverisjen e Vuçiç dhe kërkojnë zhdukjen e tij. Siguria e Kosovës është nën autoritetin e NATO-s. Ekzistojnë dy rrugë një që Serbia ta pranojë Kosovën dhe rruga tjetër të futemi në konflikt të ri dhe pastaj ne të synojmë territore që i janë dhënë Serbisë që nga konferenca e Londrës. Nëse perëndimorët mendojnë të na fusin në konflikt të ri, shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë territoret e tyre atëherë duhet të detyrojnë Serbinë të njohë shtetësinë e Kosovës”.

Exit mobile version