Site icon PrishtinaPress

Serbia shpreson të diskutohet për Kosovën në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit

Se a do të jetë Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 nëntor do të kuptohet sot pas konsultimeve përfundimtare brenda këtij organi të organizatës botërore.

Kina e cila merr përsipër Këshillin e Sigurimit mbledhjen e ardhshme është gati të përfshijë temën e Kosovës në listën e diskutimeve, shkruan ‘Novosti’.

Megjithatë, gazeta thekson se kjo është kundër Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Francës, dhe nuk e përjashton mundësinë që këto vende të kërkojnë edhe votimin në rend dite, transmeton lajmi.net.

Një veprim i tillë do të hapte derën për të votuar në të ardhmen tema të ndryshme për të cilat disa shtete do të donin të diskutonin me KS dhe disa të tjera t’i jepnin fund.

Kosova duhet të ishte temë diskutimi në KS në gusht.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guteres kishte përgatitur një raport mbi situatën në Kosovë për këtë takim mirëpo Britania e cila e kryesoi takimin e fundit refuzoi ta vendoste atë në listën  e temave. E njëjta ndodhi me SHBA në shtator, kështu që problemet me Kosovën u hoqën nga tavolina e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Exit mobile version