Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.
Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin kryesin e veprës, që ëhstë identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë
Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.
Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt
Ngjarja ndodhi të enjten ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte intervenuar.
Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.