Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octapus” ka mbajtur të premten konferencën e “Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan: Sfondi historik, ideologjia, ndikimi politik dhe potenciali i rritjes”.
Aty u tha se ka rritje të aktivitetit të grupeve të krahut të së djathtës ekstreme në Serbi që synim kanë propagandën anti-shqiptare.
Taulant Elshani, autori i hulumtimit, tha se interesimi i Serbisë është të krijoj sa më shumë lidhje të keqinformuar rreth Kosovës.
Madje shtoi se Serbia ka për qëllim nxitje e dhunës dhe urrejtjes në dëm të institucioneve të Kosovës
“Partitë në lëvizje përfitojnë zhvillimin e aleancave gjë që i mundëson zhvillimin e politikave të së djathtës ekstreme. Streha përmbante vazhdoj të jetë Serbia. Interesimi i Serbisë është të krijoj sa më shumë lidhje të keqinformuar rreth Kosovës. Duke marrë konsideratë informacionet e pavërteta Serbia i merr që kanë për qëllim nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Mundohen t’i paraqesin institucionet e Kosovës si të njëanshme”.
“Analizojnë situata dhe sajojnë situata diskredituese në dëm të institucioneve të Kosovës. Shpesh herë maskohen në petkun e aktivistëve vullnetar”.
Drejtori i këtij Instituti, Agim Musliu, tha se fokusi i “Octapus”, është studimi dhe analizimi i luftës hibride, duke përfshirë taktikat, strategjitë dhe implikimet e mundshme për sigurinë në rajon dhe më gjerë.
Musliu thotë se viteve të fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të grupeve të krahut të së djathtës ekstreme në Serbi.
“Është një temë që është shumë aktuale dhe ka shumë autorë që e përpunojnë dhe e theksojnë. Është një nga problemet më të mëdha të demokracisë në përgjithësi”.
“Si e tillë për rrënimin e demokracive evropiane sidomos me ndikim të madh në Ballkan sepse dihet që vendet që s’kanë industri të zhvilluar është shumë më lehtë të penetrohet ky ekstrem i djathtë që nuk i shërben demokracisë”, tha Musliu.