Site icon PrishtinaPress

Serbia po kërkon themelimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se të hënën në Bruksel do të vazhdojë dialogu mes Kosovës e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Gjuriq, në një deklaratë për televizionin publik serb, ka thënë se temë e diskutimit mes dy delegacioneve do të jenë edhe telekomunikacioni, apo funksionimi i Telekomit Serb në Kosovë.
“Qysh nesër fillojmë bisedimet për AKS-në dhe telekomunikacionin dhe për ne kjo AKS-ja është shumë e rëndësishme dhe çështje kyçe, por e rëndësishme është edhe çështja e funksionimit të papenguar të telekomit tonë në Kosovë e Metohi”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Sipas Gjuriqit, për formimin e AKS-së, Prishtina s’ka bërë asgjë për ta respektuar atë pjesë të marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkaq, për sa i përket nisjes së punimeve në revitalizimin e urës së Ibrit, që ndan qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri, Gjuriq ka thënë se ura nuk do të hapet derisa të mos përfundojnë punime në kthimin e rrugës “Mbreti Petër” në zonë shëtitjeje.
“Ura nuk do të hapet derisa të mos vendoset një postbllok statik i KFOR-it dhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës pranë urës në pjesën veriore”, tha ai.

Exit mobile version