0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Serbia paguan taksën 100 për qind që ky mall i saj të shitet në Kosovë

Për herë të parë pas taksës së vendosur ndaj mallrave nga Serbia e Bosnja, gazetat serbe kanë hyrë në Kosovë.

Ato hynë gjatë ditës së djeshme përmes terminaleve doganore, shkruan prishtinapress.eu

Por a u pagua taksë për këto gazeta?

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, e ka pranuar se në territorin e Kosovës kanë hyrë gazeta serbe, mirëpo ka thënë se për të njëjtat është paguar taksë e plotë, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Po është e vërtet se kemi pasur import te gazetave te cilat kane paguar edhe taksen e plote sipas vendimit te Qeverisë”, ka thënë Stavileci

Për pagesën e taksës kanë raportuar edhe sot mediat serbe.

Sipas raportimeve të tyre, çmimi në treg i gazetave do të jetë i njëjtë, pavarësisht taksës së paguar në kufi.

Kujtojmë, se tash e pesë muaj janë bërë që prej se Kosova ka aplikuar masë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja.

Ky vendim i rezistoi presioneve të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA-të, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht pezullimin e këtij vendimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img