Site icon PrishtinaPress

Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova U22 fiton në tavolinë

Kosova U22, femrat, ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë.

Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat tona (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.

Exit mobile version