0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Serbia nuk ndalet, kërkon nga INTERPOL të mos e pranojë Kosovën

Serbia vazhdon të pengojë përpjekjet e Kosovës për anëtarsim në INTERPOL.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanoviq u ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të INTERPOL-it, Jergen Stock dhe presidentit Kim Jong Yang duke u kërkuar të mos e konsiderojnë kërkesën për anëtarësim nga Kosova.

Ai ka theksuar se nuk ka ndryshuar asgjë nga mbledhja në Dubai më 2018 ku kërkesa e Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme për anëtarësim.

“I vetmi ndryshim nga ajo periudhë është se një numër më i madh i shteteve kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, deklaroi Stefanoviq në njoftimin e publikuar nga MUP-i serb, transmeton prishtinapress.eu

“Kushtet për pranim si anëtar në INTERPOL  janë të rregulluara me Kushtetutën e INTERPOL-it dhe Rezolutën e anëtarëve të rinj, andaj anëtarësimi është i hapur vetëm për shtete. Rikthimi në rend të ditës i kësaj kërkese do ta politizonte punën e organizatës profesionale të policisë dhe do të ishte në kundërshtim të Kushtetutës së INTERPOL-it”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img