1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Serbia nuk e plotëson asnjë kriter për ekstradimin e Haradinajt

Avokati Florin Vertopi, ka thënë se nuk ka gjasa që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të ekstradohet në shtetin serb.

Vërtopi ka deklaruar se Serbia nuk përmbush asnjë nga kriteret e kërkuara për ekstradim të personave që i kërkon për t’i gjykuar brenda sistemit të vet të drejtësisë.

“Optimizmi gjithmonë ka ekzistuar dhe ekziston në këtë cështje, sepse ekzistojnë disa standarde që duhet përmbushur për t’u kryer ekstradimi. Sistemi i drejtësisë në Serbi nuk mund t’i përmbushë kushtet për gjykim të drejtë, nëse do të ndodhte ekstradimi. Së dyti, personit të cilit ekstradohet duhet t’i garantohet që ai nuk do të përjetojë torturë, të cilën Serbia nuk e bën dot. Po ashtu ekziston Konventa Evropiane për Ekstradim e Këshillit të Evropës, që po ashtu kërkon realizimin e këtyre të drejtave”, ka deklaruar Vertopi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Haradinaj ka mundur të lirohet deri tani, sepse i ka kaluar dy procese gjyqësore në Hagë tashmë. Por materiali i bollshëm i dërguar nga Serbia në Franë e ka vonuar vendimin e gjykatës. Megjithatë, shpresoj që nesër vendimi për të do të jetë lirues. Nuk besoj që sistemi i drejtësisë franceze mund të ndikohet nga politika. Por cilido që të jetë vendimi i nesërm, ai mund të sfidohet, që do ta zgjaste pak procesin – nëse drejtësia e Francës nuk vendos prerazi ndryshe”, tha ai. /Klan Kosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img