Site icon PrishtinaPress

Serbia nuk e di çfarë Franca u kërkon për Haradinajn

Më 6 prill është vendosur që të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Colmarit për ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

E autoritetet në Serbi duket se edhe vet nuk e kanë të qartë se çka Franca u kërkon atyre më tej, transmeton Klan Kosova.

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka thënë se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër zyrtare nga autoritetet franceze se çfarë u kërkohet atyre për të dorëzuar në lidhje me Haradinajn, shkruan Tanjug.rs.

Exit mobile version