Sipas tij, çështjet kryesore që duhet diskutuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, janë çështjet që lidhen direkt me jetën e qytetarëve serb në Kosovë.
“Një zgjidhje gjithsesi që është e nevojshme, mirëpo nuk duhet hapur rruga Prishtinës për anëtarësim në OKB”, shton Jeremiq.
Duke u pyetur nëse ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mundshme, Jeremiq thotë se ka vullnet për një gjë të tillë, mirëpo kjo nuk lejohet pa arritjen e një konsensusi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Jeremiq përmend edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ku shton se ato duhet të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak që në këtë mënyrë sipas tij, respektohet integriteti territorial i Serbisë, dhe në raste të tilla Jeremiq thotë se duhet të ndiqet shembulli i Spanjës.