Site icon PrishtinaPress

Serbia në alarm për ushtrinë e Kosovës, kërkon nga ndërkombëtarët që ta bllokojnë

Mediat serbe edhe sot kanë raportuar për alarmin e Serbisë për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Gazetat atje i kanë dhënë rëndësi deklaratave të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. Një e përditshme serbe në ballinë ka vendosur titullin kryesor deklaratën e Veselit ku paralajmërohet së shpejti votimi i Projektligjit që FSK-në e bën ushtri. “Veseli: Ushtria e Kosovës brenda një-dy dite”. Ky është titulli kryesor.

Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. “Prisni bre” është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një farë forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Exit mobile version