-0.5 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

“Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë”, Petkoviq: Rohde është bërë zëdhënës i Kurtit

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.

Në lidhje me këtë, Petkoviq ka reaguar duke thënë se Rohde “e ka vënë veten në pozitën e zëdhënësit të Albin Kurtit”.

“Ai e ka vënë veten në pozitën e zëdhënësit, konkretisht Albin Kurti, të cilit i përsërit dezinformatat, duke injoruar faktet e dukshme”, ka thënë dje Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img