Site icon PrishtinaPress

Serbia ndalon transmetimin e ndeshjes së Guild Eagles

Organizata serbe thuhet se ka ndalur transmetimin e ndeshjes mes ekipit shiqiptar në CS:GO, Guild Eagles dhe Miracle.

Ndeshja nuk është lejuar të transmetohet nga steameri shqiptar, Xhocii, i cili ka bërë transmetimin e ndeshjeve të Bad News Eagles tash e sa vite.

E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e organizatës serbe, të paktën kështu thuhet në reagimin e Guild Eagles.

“Ndeshja – Guild Eagles vs Miracle nuk mund të transmetohet nga Xhoci, arsyeja është sepse organizata nga S****a nuk i japin të drejten autoriale për t’a komentuar ndeshjen. Për këtë ndodhi shpresoj se duhët marrur masa.
E PA DREJTË”, thuhet në reagimin e Guild Eagles.

Ndeshja mes Guild Eagles dhe Miracle do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00.

Exit mobile version