4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Serbia, Maqedonia e Bosnja kërcënojnë Kosovën me masa reciproke doganore

Qeveria e Serbisë ka thënë se nëse Kosova s’i tërheq të gjitha masat shtesë doganore ndaj produkteve sezonale nga Serbia, Maqedonia e Bosnja, atëherë masa të njëjta do të ndërmarrin edhe ata.

Kështu ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, i cili tha se përderisa Kosova nuk tërhiqet plotësisht nga vendimi i marrë ditë më parë për t’u vënë taksë shtesë prej 30 për qind pemëve, perimeve e misrit, kundër-masat janë të pashmangshme nga tre vendet e sipërpërmendura, raporton FoNet.

Këto komente Lajiq i tha pas takimit me përfaqësuesit e katër shteteve anëtare të CEFTA-s.

Ai tha se kanë marrë informata jozyrtare se bllokada nga ana e Kosovës është hequr për misrin, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në masat e ndërmarra nga Kosova, e që është më e rëndësishmja për Serbinë e mbi të gjitha për Maqedoninë, transmeton Koha.net.

Ministri serb tha se jozyrtarisht ka mësuar se taksa doganore ka mbetur për domate, speca, rrush, manaferra, mjedra, dardha e mollë.

“Kemi formuar një ekip punues i cili me urgjencë do të reagojë në situata të ngjashme”, ka thënë Lajiq, pas takimit me ministrat përkatës nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, si dhe përfaqësues të Drejtorisë kompetente të Malit të Zi.

“Nuk dëshirojmë luftë tregtare, por luftojmë kundër parimit që kushdo të bëjë çfarëdo që t’iu bie ndër mend”, theksoi Lajiq.

Ndërkaq, kujtojmë se Qeveria e Kosovës dje ka tërhequr vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit nga shtete e sipërpërmendura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img