2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia lidh kontrata pune me serbët e larguar nga institucionet e Kosovës

Në katër komunat veriore të Kosovës ka filluar të enjten nënshkrimi i kontratave ndërmjet Serbisë dhe serbëve të cilët janë larguar nga institucionet e Kosovës, ka njoftuar e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Firmosja e kontratave po bëhet përmes kësaj zyre.

Sipas njoftimit, me nënshkrimin e këtyre kontratave serbët që janë larguar nga institucionet do t’i rregullojnë obligimet juridike nga marrëdhëniet e punës, ato pensionale dhe sigurimet shëndetësore.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo zyrë nuk është bërë e ditur se në cilat institucione të Serbisë do të angazhohen ata, por se do të marrin të ardhurat që i kanë marrë nga institucionet e Kosovës.

Pagesat e para, njoftohet se do të dalin në llogaritë e punëtorëve në muajin dhjetor.

“Në këtë mënyrë po përmbushet premtimi i dhënë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët kanë dalë nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës janë dorëhequr nga pozitat e tyre në Polici, Gjykatë, Prokurori, si dhe në institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u bënë në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në veri të vendit, të cilat Kosova i konsideron të jashtëligjshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img