1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Serbia kushtëzon kodin telefonik, ka dy kërkesa

Serbia ka kushtëzuar kodin telefonik me dy kërkesa: do që dega e Telekomit të Serbisë të ketë shtrirje në gjithë Kosovën dhe që asaj t’i lihen asetet e Telekomit të Kosovës, që serbët i mbajnë të uzurpuara prej pasluftës.

Prishtina zyrtare mbetet në pozicionin që të mos e ofrojë as të parën e as të dytën, shkruan sot Koha Ditore.
Për pasojë, në sirtarët e ITU-së ka gati një vit që pret për publikim në buletin një tekst, i cili flet për ndarjen e kodit telefonik për Kosovën.
Marrëveshja për telekomunikacionin që është mbërritur në 2013-n precizon që publikimi i kodit bëhet pasi Beogradi zyrtar të deponojë në ITU një letër zotimi, në të cilën do të deklarohej se “nuk kundërshton dhënien e kodit telefonik”.
Këtij ngërçi në çështjen që ka zgjatur më së shumti së diskutuari, nuk i është dhënë zgjidhje as të enjten.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, e udhëheq delegacionin kosovar. Ajo ka thënë të enjten pasdite se gjatë gjithë këtij raundi bisedimesh që ka nisur të hënën, Serbia ka kërkuar që të uzurpojë asetet e Telekomit të Kosovës për llogari të operatorit serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img