0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Serbia konfirmon varrezën masive afër Rashkës me trupat e 15 viktimave shqiptare

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, ka konfirmuar sot se në një gurore në Kizhevak afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare tha se janë eshtra të 15 civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 

Odaloviq tha se ata trupa janë gjetur dje dhe se lokacionin e ka siguruar policia.

“Dje, janë gjetur mbetje mortore dhe pjesë të rrobave. Sipas procedurës, ne i ndërpritëm punimet menjëherë, deri në vendimin tjetër të gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Luftës ka përfunduar pjesën e saj të punës dhe tani gjykatësi vendos duke lëshuar një urdhër mbi dinamikën, masat, kush do të marrë pjesë, dhe ne presim atë vendim në dy-tri ditët e ardhshme”, tha Odaloviq, përcjell Telegrafi

Ai, duke folur për portalin ‘Kossev’ nuk ka mundur të konfirmojë njoftimet e FDH-së se bëhet fjalë për 15 trupa civilësh shqiptarë nga Rezalla, Zabeli dhe Gllanasella, të cilët janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Sipas tij, nëse supozimet rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për trupat e 15 personave të zhdukur nga Kosova, por Odaloviq theksoi se ende nuk janë kryer gërmimit dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.

Gërmimet në lokalitetin Kizhevik kanë nisur nëntorin e vitit 2015.

Më herët, qershorin e vitit 2014, në një lokacion tjetër në Rudnicë, janë gjetur 47 trupa të pajetë të të zhdukurve nga Kosova.

“Puna jonë është transparente, ne kemi një ekip profesional shumë kompetent. Siç kemi vepruar me vendndodhjen në Rudnicë, kështu që ne po punojmë për këtë, në lidhje me të cilën janë kryer kontrolle në 4-5 vitet e fundit”, tha Odaloviq.

“Tani për tani, është ende çështje e personave të paidentifikuar.  Vetëm kur të bëhet analiza e ADN-së, identiteti i tyre konfirmohet”, tha ai.

Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img