Site icon PrishtinaPress

Serbia kërcënon Kosovën me ushtri, kjo është arsyeja pse BE-ja ndryshoi qëndrim në dëm të Kosovës!

Kur është në pyetje, gjithnjë sipas serbëve, “djepi i Serbisë”, pra Kosova shqiptare, të gjithë serbët dhe liderët e tyre politik e shtetëror, me ca përjashtime të vogla, kanë retorikë puro antishqiptare, meqë brenda qenies së tyre mendore dhe biologjike vepron virusi djallëzor i cili i ka bërë popull barbarë dhe pushtues të tokave të huaja në Ballkan.

Kështu shprehet analisti politik Rexhep Elezaj, i cili shton se edhe sot vazhdojnë që ta gënjejnë botën naive, se Kosova gjoja na qenka tokë serbe qëkur ka lindur njeriu i parë në këtë botë, Adami me Evën..!?

“Pra, pranë qindra fakteve historike në nivel të studimeve ballkanike dhe evropiane që kanë dëshmuar në formë të prerë, se serbët janë popull nomad dhe ardhacak në Ballkan si dhe pushtues të egër të tokave Iliro-Dardane, ata po vazhdojnë me gënjeshtrat e tyre morbide, se Kosova na qenka tokë e bekuar serbe, duke mos i pranuar kështu asnjëherë faktet e kundërta dhe të vërteta historike”, thotë ai.

Elezaj thotë se ende udhëheqësit shtetëror serbë nuk i pranojnë krimet e luftës në Kosovë, Bosjne e Kroaci.

“Po ashtu, pranë faktit se e gjithë bota demokratike i ka dënuar dhe gjykuar për krimet e tyre të kryera kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, për shkak te të cilave krime Aleanca Veri-atlantike, NATO-ja, do ta bombardojë një shtet kriminal siç ishte Serbia, pranë sanksioneve ekonomike si dhe dënimit me burg të rënd të gjeneralëve dhe oficerëve serbë të luftës nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, me nga 10, 15 dhe 25 vite burgim, etj., mjerisht dhe për fat të keq të Evropës, udhëheqësit shtetëror të Serbisë po vazhdojnë të mos i pranojnë fajet e luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, duke mos heq dorë fare nga miti për formimin e Serbisë së madhe”, thotë ai.

Ndaj, sipas tij, “këto që u cekën më lartë dëshmojnë katërçipërisht, se politika hegjemoniste e krerëve serbë ndaj Kosovës dhe veriut të saj, në krye me Aleksandër Vuçiqin, nuk ka ndryshuar fare nga ajo e kriminelit Sllobodan Millosheviq, duke e kërcënuar vazhdimisht Kosovën me ushtri, me qëllim të vetëm për ta aneksuar së pari veriun me qëllim për t’i hapur vetes rrugën, që një ditë të “bukur” me diell ta ripushtojnë të tërë Kosovën”.

“Ndërlidhur me këtë çështje, mendoj se faktori ndërkombëtarë, pa dallim, para interesave nacionale që kanë shqiptarët për ruajtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë kufijtë e saj të njohur ndërkombtarisht, atyre, para së gjithash, u intereson që në Ballkan të mos këtë ndonjë konflikt të ri ushtarak, që disi t’i pajtojnë shqiptarët dhe serbët, madje pa e detyruar fare regjimin e Serbisë që t’iu kërkojë falje shqiptarëve për krimet e kryera ndaj tyre në vitin 1998/99, etj. Pra, atyre u intereson vetëm marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, ngase presionin e hapur serb ndaj Kosovës e kanë marrë si detyrë nga Beogradi zyrtar që ta ushtrojnë ndaj Kosovës, mbase edhe si kusht nga ana e Serbia që ajo të mos e braktis dialogun me Kosovën”, thotë tutje analisti.

Ai pohon se, faktori ndërkombëtar pas fillimit të luftës në Ukrainë ka ndryshuar qëndrim në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Pra, është e qartë se qëndrimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, qëkur ka filluar agresioni rus në Ukrainë para një viti e gjysmë, ka ndryshuar, dhe atë në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë, ngase me çdo kusht po duan që krijesën më djallëzore dhe më pro-ruse në Evropë, siç është Serbia fashiste, ta fusin nën ombrellën e Evropës perëndimore, në perceptimin e tyre se Serbia paraqet rrezik permanent të shkaktimit të luftërave të reja në Ballkan dhe Evropë!”, përfundon analisti Rexhep Elezaj.

 

Exit mobile version