1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Serbia ka regjistruar 78 lloje ilaçesh në Kosovë

Pas arritjes së një marrëveshjeje në Bruksel për njohjen e CPP-ve në mënyrë të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prodhuesit nga Serbia kanë regjistruar 78 lloje të ilaçeve në Kosovë. Më së shumti ilaçe ka regjistruar kompania “Hemofarm”, e cila nga viti 2006 është privatizuar prej kompanisë së prodhimit të ilaçeve “Shtade” me seli në Gjermani, shkruan Zeri.

Pas një ndalese disavjeçare të regjistrimit të produkteve të Serbisë në Kosovë dhe vetëm pak kohë pasi Serbia ka arritur një marrëveshje me Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) për njohjen reciproke të CPP-ve (dokument ku shteti merr përgjegjësinë për ilaçin që prodhon) të ilaçeve në Kosovë janë regjistruar 78 produkte farmaceutike të Serbisë.

Këto ilaçe, siç thonë farmacistët, janë mjaft të kërkuara sidomos nga gjeneratat më të vjetra, pasi popullata e Kosovës qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte mësuar me produktet e prodhuesve serbë.

Ndonëse disa fabrika të mëdha të prodhimit të ilaçeve janë privatizuar, regjistrimi i këtyre produkteve në Odën e Farmacistëve të Kosovës i ka kontribuuar uljes së kontrabandës në relacion me Serbinë.

Regjistrimi i ilaçeve të Serbisë ka ulur kontrabandën

“Ilaçet e Serbisë i kemi mbajtur në barnatore edhe në kohën sa nuk lejohej regjistrimi i tyre. Kjo për faktin se ishte një gjeneratë e tërë që në vazhdimësi i kërkonin”, thotë për “Zërin” një farmacist.

Ai ka thënë se hyrja e tyre në rrugë legale i ka ndihmuar mundësisë së kontrollit.

“Ka disa propaganda për linjat e caktuara për Kosovë. Por unë nuk besoj në këto gjëra për faktin se edhe popullata serbe që jeton në Kosovë përdor kryesisht këto produkte. Madje për ta janë futur ilaçe të Serbisë edhe në emër të ndihmave humanitare”, thotë ky farmacist, gjersa nuk preferon të flasë me emër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img