Sot Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar përgjigje për pyetjet nga gjykata në qytetin francez të Colmarit, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka thënë për Tanjug një zyrtar i kësaj ministrie.
Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”.
Vendimi për Haradinajn merret me 6 prill.