Site icon PrishtinaPress

Serbia ia cakton seancën gjyqësore Nezir Mehmetajt, flet vëllau i tij

Nezir Mehmetaj do të dal para drejtësisë serbe pas një kohe të gjatë.

Seanca gjyqësore për kosovarin nga Rudica e Klinës do të mbahet pasnesër, me datë 12 prill. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe vëllau i tij.

Vëllau i Nezirit, Agroni ka thënë se shpresojnë në drejtësi dhe se avokati u ka bërë të ditur se nuk ka asnjë fakt për akuzat që vëllau i tij ngarkohet.

“Lutemi që më në fund drejtësia të triumfoj ndaj akuzave të ngritura padrejtësisht ndaj vëllau tonë. Mbesim më besim në drejtësi dhe me shpresë së do të lirohet” ka thënë vëllau i Nezir Mehmetajt.

Nezir Mehmetaj mbahet në paraburgim në Serbi që nga 4 janari i vitit 2020 dhe që nga ajo kohë familja Mehmetaj po kërkon drejtësi për të.

Ditë më parë Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka kërkuar nga drejtësia serbe që Nezir Mehmetaj të transferohet në Kosovë dhe që akuzat ndaj tyre të trajtohen nga organet vendase./PrishtinaPress/

Exit mobile version