Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka konfirmuar për KALLXO.com marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.
“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, tha Tahiri.
Më 9 shkurt KALLXO.com ka raportuar në lidhje me informatat që Ministria e Drejtësisë u ka dorëzuar autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.